VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Prej nesër kontrolle të reja në aeroportet zvicerane
E Hënë, 01.04.2010, 06:58pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online -Swiss ka marrë sot direktivat e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket sigurisë për transportet ajrore. Masat e reja do të zbatohen prej nesër në aeroportet e Zyrihut dhe të Gjenevës.

 

Për pjesën më të madhe të pasagjerëve kontrollet do të jenë më pak të rënda se ato të zbatuara menjëherë pas atentatit të dështuar në një avion që shkonte në Detroit për Krishtlindje, ka saktësuar zëdhënës i Swiss, Jean-Claude Donzel. Verifikimi i dyfishtë nuk do t'iu bëhet të gjithë pasagjerëve, por vetëm disave mbi bazën e "kritereve speciale", ka shtuar Donzel pa dhënë hollësira të mëtejshme. Swiss fton gjithsesi të gjithë personat në nisje për SHBA të paraqiten shumë më herër në aereoport dy orë para nisjes - e të kenë sa më pak bagazhe dore.

 

Pasagjerët në nisje Zyrih-Kloten e Gjenevë-Cointrin duhet të paraqiten në kontrolle «normale» e do të jenë specialistët ata që do të vendosin se a duhet t'i nënshtrohen një verifikimi të dytë. Vendimi do të ndikohet nga faktorë të ndryshëm, jo nga mënyra e sjelljes së personave të veçantë, ka përsëritur zëdhenësi që nuk ka dashur të saktësojë nëse ekziston një "listë e zezë" e vendeve të perjardhjes.



14 vende "me rrezik"


Qeveria amerikane i ka ashpërsuar prej sot kontrollet për pasagjerët me prejardhje nga 14 vende të akuzuar nga Washington se "mbështetin terrorrizmin»: Nigeria, Jemeni, Pakistani,  Afganistani, Arabia Saudita, Kuba, Irani, Sudani, Siria, Algeria, Iraku, Libani, Libia e Somalia. (http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.