VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA KA NJË SISTEM FISKAL KOMPETITIV NDAJ FQINJVE

E Shtunë, 11.15.2014, 11:24am (GMT1)



Voal-online.ch - Zvicra është tërheqëse nga pikëpamja fiskale për ndërmarrjet dhe mbrohet mirë edhe sa iu përket privilegjeve fiskale ndaj të huajve të pasur. Kështu thuhet në një studim të publikuar nga Këshilli Federal.

Analizat, kërkuar nga Qeveria për t'ia dorëzuar Parlamentit, kanë marrë në shqyrtim anë të ndryshme të sistemit fiskal helvetik në përqasje me vende të tjera të ndryshme.

Konkurrenca në nivel ndërkombëtar është e fortë dhe sa iu përket njerëzve të pasur sistemi i taksimit të privilegjuar helvetik rezulton kompetitiv. Vlerësime të mira edhe lidhur me tatimet ndaj ndërmarrjeve, ndonëse masa të tjera do ndërmarrë në vijim të reformës së tretë të taksimit të sipërmarrjeve. ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.