VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TË NATYRALIZUARIT VOTOJNË PËR PARTINË SOCIALISTE TË ZVICRËS

E Hënë, 11.17.2014, 12:01pm (GMT1)



Voal-online.ch - Shtetasit zviceranë të natyralizuar votojnë për të majtën. Kjo del nga një studim i publikuar të dielën në Schweiz am Sonntag, që i jep fund mitit se ai i huaj që merr një pasaportë të kuq me kryq të bardhë voton për të djathtën, në mënyrë që të distancohet nga emigrantët e rinj.

Për Partinë Socialista, pasuar nga të Gjelbrit dhe të Gjelbrit Liberalë mbështetja nga të natyralizuarit është më e lartë se ajo e atyre që nuk kanë një prejardhje emigrantësh. SVP ka mbështetje kryesisht nga kjo kategori. Për liberalët dhe PPD ndryshimi është i parëndësishëm.

Arsyet janë të shumëfishta. Nga një anë, ata që ndihen në shenjestër të fushatave kundër emigracionit, si turqit e myslimanët, por edhe emigrantët historikë si italinët e portugezët, votojnë për të majtën, madje edhe nëse nuk pajtohen me idetë e tyre. Nga ana tjetër, PS ka një strategji të saktë - kërkon që të natyralizuarit të regjistrohen në listat zgjedhore dhe iu dërgon materiale politike në gjuhën e origjinës. rsi
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.