VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Blocherwood: Familja Blocher futet në biznesin e filmave
E Martë, 01.05.2010, 12:55pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online -Firma Robinvest AG e Christoph Blocher me 52 për qind ëshë shumica e re e Lobster Studios AG në Schlieren. Me investitorin e ri prej disa muajsh shoqëria e prodhimit të filmave ka tashmë edhe një strukturë të re drejtuese.

 

Nuk pritet që Blocher të përfshihet vetë në punët e përditshme të firmës.

 

Këtë e bën të ditur firma nëpërmjet «Klein Report» në një komunkim zyrtar. Lobster Studios AG është firma pasuese e firmës së prodhimeve televizive dalë në konkurs Primetime. «Mario Aldrovandi është prej 1 janarit 2010 President dhe shef ekzekutiv i Lobster Studios AG», bën të ditur firma. Deri tani Mario Aldrovandi ishte kryeredaktor dhe anëtar i drejtimit trevetësh të shoqërisë.

 

Aldovrandi thotë se imazhi i polarizuar i Blocherit dhe SVP nuk cënon aspak përfshirjen e Robinvest AG në firmën e re: «Christoph Blocher është sipërmarrës ekonomik i firmës», thotë ai në përgjigje të komenteve mediatike. "Ai nuk përfshihet në punët e përditshme të firmës," shpreh bindjen e tij Aldrovandi.

 

 

Këshilltari kombëtar nga SVP, Christoph Blocher, lidhur me "përfshirjen  e tij" në firmën në fjalë citohet të ketë thënë: "Lobster Studios AG është një shtyllë në sektorin e prodhimeve televizive dhe të reklamave dhe ka një potencial të mirë ekonomik."

 

Robinvest AG do të drejtohet nga vajza më e vogël e Blocherit, Rahel Blocher (33 vjeçe). «Prej nëntorit të shkuar jam drejtuese e firmës," ka sqaruar Rahel Blocher për «Klein Report». «Si firmë këshilldhënëse ne mbëshetim drejtimin e disa firmave. Si rregull ne kemi një lidhje firnciare me firmën," ka thënë Rahel Blocher.

(http://nachrichten.msn.ch.msn.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.