VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SPIUNË DIPLOMATIKË NË ZVICËR

E Mërkurë, 11.19.2014, 06:28pm (GMT1)


Voal-online.ch - Shërbimi i Aktivitetit Informati të Konfederatës ka zbuluar, në katër vitet e fundit, disa raste të spiunazhit diplomatik në Zvicër. Këtë e ka bërë të ditur Markus Seiler, drejtor i këtij Shërbimi, në një intervistë të publikuar sot (e mërkurüe) nga Neue Zücher Zeitung, në të cilën deklarohet se rasti më i fundit është para dy  muajve.

Seiler nuk ka saktësuar se nga cilat vende janë dërguar spiunët dhe ka pranuar se ky problem, jo aq i pranishëm, duhet zgjidhur në mënyrë diskrete. Arsyeja pse numri i tyre është pakësuar relativisht mund të jetë i lidhur me peshën që po merr spiunazhi kibernetik.

Nga intervista del se shërbimi informative zvicerane të mos kenë ndonjë problem bashkëpunimi me Agjencinë Amerikane për Sigurinë Kombëtare sa i përket ndryshimeve në metodat e ndërhyrjes, sidomos për përgjimet telefoenike. Ndërceptimet në Zvicër, në fakt, duhet të jenë të autorizuara nga një gjykatës dhe nga Delegacioni i Sigurisë i Këshillit Federal dhe nuk janë më shumë se dhjetë-dymbëdhjetë raste në vit./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.