VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MËSIMDHËNËSIT ZYRIHAS - MË MIRË VETËM NJË GJUHË E HUAJ, DHE KJO TË JETË ANGLISHTJA

E Premte, 11.21.2014, 01:38pm (GMT1)



Voal-online.ch - Shumica e mësuesve të kantonit të Zyrihut shprehet se është e mjaftueshme të jetë e detyrueshme vetëm një gjuhë e huaj në shkollat e mesme. Tri të katërtat e tyre privilegjojnë anglishten, të tjerët frëngjishten.

Në sondazh kanë marrë pjesë 1'200 mësues. Arsyetimet e tyre janë mungesa e personelit, koha dhe mjetet financiare. Në tetor konferenca e drejtorëce kantonalë të departamenteve të arsimit ishte shprehur për dy gjuhë të huaja, njëra prej të cilave shtetërore.

Shqetësimi është shtuar pasu qeveria e Turgaut dhe Parlamenti Nidvaldit kanë kërkuar të hiqet frëngjishtja dhe të futet anglishtja në këto shkolla. Edhe Lucerna, Graubyndeni e Shafhauzeni janë të prirur ta mbështesin këtë nismë. ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.