VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

QYTETI I BAZELIT - OPERACION I PËRBASHKËT I POLICISË ZVICERANE, FRANCEZE DHE GJERMANE

E Shtunë, 11.22.2014, 09:47am (GMT1)



Voal-online.ch - Një operacion i policisë zvicerane, gjermane e franceze është kryer natën mes së premtes e së shtunës në rajonin e Bazelit.  

Ai ka çuar në arrestimin e 4 vetave. Tre janë të dyshuar për vjedhje. U mobilizua për disa orë, deri në 02.00, 120 policë kantonalë të Qytetit të Bazelit, të rojeve të kufirit, të xhandarmërisë franceze e të policisë së landit Baden-Wuerttemberg.  

U kontrolluan 350 automjete dhe u verifikua identiteti i 700 vetave. Një burrë, në prani të policëve, ka tentuar ikjen po është arrestuar pak më vonë. Janë kryer bastisje në restorante e në lokale dhe janë krijuar postblloqe të lëvizshme në rrugët. ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.