VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOMUNIKATË PËR MEDIA NGA KUVENDI I SHQIPTARËVE TË ZVICRËS NË LIDHJE ME MARRËVESHJEN E SIGURIMEVE SHOQËRORE NË MES TË ZVICRËS DHE KOSOVËS

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 06:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
KOMUNIKATË PËR MEDIA NGA KUVENDI I SHQIPTARËVE TË ZVICRËS NË LIDHJE ME MARRËVESHJEN E SIGURIMEVE SHOQËRORE NË MES TË ZVICRËS DHE KOSOVËS

E Martë, 11.25.2014, 08:12am (GMT+1)



KUVENDI I SHQIPTARËVE TË ZVICRËS
RAT DER ALBANER DER SCHWEIZ
ASSEMBÉE DES ALBANAIS DE SUISE
ASSEMBLEA DEGLI ALBANESI DI SVIZZERA


 K O M U N I K A T Ë
për media nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) në lidhje me Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës


Për të realizuar të drejtën e tyre njerëzore dhe qytetare të garantuar edhe me Kushtetutën vendit, Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) ka ngritur çështjen e pensioneve të mërgatës kosovare në Zvicër në nivel shtetëror të Zvicrës, problematikë e cila ende mbetet e pazgjidhur dhe politikisht ende e paralizuar.

Që nga muaji Prill - 2010, Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore në mes të Kosovës dhe
Zvicrës ishte ndërprerë, ku komuniteti shqiptarë, me theks të veçantë ai kosovarë, ende
konsideron se kjo ishte shumë e padrejtë. Për faktin se qytetarët nga Kosova kanë dhënë një kontribut të çmueshëm në zhvillimin ekonomik dhe atë shoqëror në shtetin Helvetik dhe në Shtetin e Kosovës, gjë që një gjë të tillë e ka vlerësuar edhe ministri z. Alain Berset.


Z. Alain Berset në përgjigjen e tij ka numëruar disa faktorë që kanë shtyrë në mosarritjen e një marrëvesheje në mes dy shteteve Zvicër - Kosovë. Nga komunikimi me shkrim i z. Berset është bërë shumë e qartë, se bashkpunimi me autoritetet kosovare në këtë çështje ka qenë shumë i vështirë. Ministri Berset ka theksuar se, mjerisht, Republika e Kosovës ende nuk ka një sistem operacional për çështje sociale, strukturat administrative, por edhe regjistri civil i Kosovës, janë ende të nivelit shumë të ulët, për të mundësuar një marrëveshje bilaterale.


Kjo çështje ishte sqaruar në takimin e ministrave Berset dhe Rasiç, më 2. dhjetor 2013 në Bernë. Në atë takim z. Berset ka paraqitur kushtet minimale të cilat duhet plotësuar nga Kosova, për ta mundësuar arritjen e një marrëveshje të re, siç janë: Regjistri i Gjendjes Civile dhe Regjistri i Banoreve duhet të jenë të garantuara nga shteti i Kosovës. Këto kushte janë primare për të mundësuar hapjen e negociatave për arritjen e një marrëveshje ndërshtetërore. Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore të Zvicrës, përmes Ambasades së Kosovës në Zvicër, në prill të vitit 2014, i kishte dërguar edhe një pyetësor ministrisë përkatëse të z. Rasiç, nga e cila ministri, mjerisht, ende nuk ka marr asnjë përgjigje.


Është koha e fundit që t`i jepet fund anashkalimit të diasporës dhe që institucionet përgjegjëse, Qeveria dhe Parlamenti i Republikës së Kosovës, përpos kërkimit të kryerjes së obligimeve nga mërgata, tua mundësojnë mërgimtarëve, në këtë rast, qytetarë të Republikës së Kosovës, të realizojnë të drejtën e tyre elementare qytetare.


KSHZ-ja konsideron se përmbushja e kushteve nga ana e institucioneve të Kosovës, është obligim institucional dhe shtetëror. Është përgjegjësi e shtetit, t`u mundësojë bashkëatdhetarëve realizimi i të drejtës për marrjen e pensioneve. Mbi të gjitha kërkojmë që të mos luhet me interesin elementar për pensionin e bashkëatdhetarëve të fituar me djersë e sakrificë. Me punën e tyre ata kanë kontribuar në zhvillimin e këtij vendi dhe e meritojnë pa asnjë dyshim të jetojnë me dinjitet në vëndin ku ata dëshirojnë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MUZEU I BERNËS DHE ARTI GJERMAN (11.24.2014)
MANIFESTIM ME RASTIN E 28 NËNTORIT - DITËS SË FLAMURIT, ORGANIZUAR NGA FG LDK ZVICËR (11.24.2014)
MË NË FUND KUPA DEJVIS I PËRKET ZVICRËS, NJË FITORE E TENISIT ZVICERAN, NJË FITORE E KOMBIT ZVICERAN (11.24.2014)
RASTI HILDEBRAND ARKIVOHET - ISH PRESIDENTI I BANKËS KOMBËTARE ZVICERANE NUK KA KOMPLOTUAR KUNDËR CHRISTOPH BLOCHERIT (11.23.2014)
QYTETI I BAZELIT - OPERACION I PËRBASHKËT I POLICISË ZVICERANE, FRANCEZE DHE GJERMANE (11.22.2014)
MËSIMDHËNËSIT ZYRIHAS - MË MIRË VETËM NJË GJUHË E HUAJ, DHE KJO TË JETË ANGLISHTJA (11.21.2014)
SPIUNË DIPLOMATIKË NË ZVICËR (11.19.2014)
NËNDEGA E LDK-së St. GALLEN MANIFESTIM PËR 28 NËNTORIN (11.17.2014)
TË NATYRALIZUARIT VOTOJNË PËR PARTINË SOCIALISTE TË ZVICRËS (11.17.2014)
BURKHALTER SUPERSTAR - MERR ÇMIMIN RINIA 2014 (11.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]