VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOMUNIKATË PËR MEDIA NGA KUVENDI I SHQIPTARËVE TË ZVICRËS NË LIDHJE ME MARRËVESHJEN E SIGURIMEVE SHOQËRORE NË MES TË ZVICRËS DHE KOSOVËS

E Martë, 11.25.2014, 08:12am (GMT1)



KUVENDI I SHQIPTARËVE TË ZVICRËS
RAT DER ALBANER DER SCHWEIZ
ASSEMBÉE DES ALBANAIS DE SUISE
ASSEMBLEA DEGLI ALBANESI DI SVIZZERA


 K O M U N I K A T Ë
për media nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) në lidhje me Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës


Për të realizuar të drejtën e tyre njerëzore dhe qytetare të garantuar edhe me Kushtetutën vendit, Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) ka ngritur çështjen e pensioneve të mërgatës kosovare në Zvicër në nivel shtetëror të Zvicrës, problematikë e cila ende mbetet e pazgjidhur dhe politikisht ende e paralizuar.

Që nga muaji Prill - 2010, Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore në mes të Kosovës dhe
Zvicrës ishte ndërprerë, ku komuniteti shqiptarë, me theks të veçantë ai kosovarë, ende
konsideron se kjo ishte shumë e padrejtë. Për faktin se qytetarët nga Kosova kanë dhënë një kontribut të çmueshëm në zhvillimin ekonomik dhe atë shoqëror në shtetin Helvetik dhe në Shtetin e Kosovës, gjë që një gjë të tillë e ka vlerësuar edhe ministri z. Alain Berset.


Z. Alain Berset në përgjigjen e tij ka numëruar disa faktorë që kanë shtyrë në mosarritjen e një marrëvesheje në mes dy shteteve Zvicër - Kosovë. Nga komunikimi me shkrim i z. Berset është bërë shumë e qartë, se bashkpunimi me autoritetet kosovare në këtë çështje ka qenë shumë i vështirë. Ministri Berset ka theksuar se, mjerisht, Republika e Kosovës ende nuk ka një sistem operacional për çështje sociale, strukturat administrative, por edhe regjistri civil i Kosovës, janë ende të nivelit shumë të ulët, për të mundësuar një marrëveshje bilaterale.


Kjo çështje ishte sqaruar në takimin e ministrave Berset dhe Rasiç, më 2. dhjetor 2013 në Bernë. Në atë takim z. Berset ka paraqitur kushtet minimale të cilat duhet plotësuar nga Kosova, për ta mundësuar arritjen e një marrëveshje të re, siç janë: Regjistri i Gjendjes Civile dhe Regjistri i Banoreve duhet të jenë të garantuara nga shteti i Kosovës. Këto kushte janë primare për të mundësuar hapjen e negociatave për arritjen e një marrëveshje ndërshtetërore. Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore të Zvicrës, përmes Ambasades së Kosovës në Zvicër, në prill të vitit 2014, i kishte dërguar edhe një pyetësor ministrisë përkatëse të z. Rasiç, nga e cila ministri, mjerisht, ende nuk ka marr asnjë përgjigje.


Është koha e fundit që t`i jepet fund anashkalimit të diasporës dhe që institucionet përgjegjëse, Qeveria dhe Parlamenti i Republikës së Kosovës, përpos kërkimit të kryerjes së obligimeve nga mërgata, tua mundësojnë mërgimtarëve, në këtë rast, qytetarë të Republikës së Kosovës, të realizojnë të drejtën e tyre elementare qytetare.


KSHZ-ja konsideron se përmbushja e kushteve nga ana e institucioneve të Kosovës, është obligim institucional dhe shtetëror. Është përgjegjësi e shtetit, t`u mundësojë bashkëatdhetarëve realizimi i të drejtës për marrjen e pensioneve. Mbi të gjitha kërkojmë që të mos luhet me interesin elementar për pensionin e bashkëatdhetarëve të fituar me djersë e sakrificë. Me punën e tyre ata kanë kontribuar në zhvillimin e këtij vendi dhe e meritojnë pa asnjë dyshim të jetojnë me dinjitet në vëndin ku ata dëshirojnë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.