VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rasti Polanski, sot seancë gjyqësore në Kaliforni
E Mërkurë, 01.06.2010, 11:39am (GMT1)

 

 

Voal-online Avokatët e Roman Polanskit do të ndodhen të mërkurën (sot) para një trupi gjykues të Los Anxheloist, me kërkesën e tyre.

 

Ata do të paraqesin atje një propozim për një zgjidhje e cila lejon mbylljen e çështjes ndaj regjisorit franko-polak, i kërkuar nga drejtësia amerikane që prej vitit 1997 për marrëdhënie të dhunshme me një vajzë trembëdhjetëvjeçare.

 

Në dhjetor, një gjykatë apeli nuk i kishte marrë parasysh argumentet e avokatëve dhe kishte hedhur poshtë kërkesën e tyre për ta arkivuar rastin.

 

Regjisori 76 vjeçar ndërkohë mbetet nën arrest shtëpiak në shaletin e tij në Gshtad (Gstaad), në pritje që Zyra Federale e Drejtësisë e Konfederatës të shqiptojë qëndrimin e saj për kërkesën e paraqitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ekstradimin e Polanskit. (http://info.rsi.ch)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.