VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA ORGANIZON KËSHILLIN E 22-të MINISTERIAL TË ORGANIZATËS PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM EVROPIAN (OSBE)

E Enjte, 11.27.2014, 10:12am (GMT1)



Voal-online.ch - Bëhet e ditur se Zvicra, në cilësinë e vendit kryesues të radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, organizon gjatë datave 4 dhe 5 dhjetor 2014, Këshillin Ministerial të OSBE-së.

Në OSBE bëjnë pjesë 57 shtete, në mes tyre edhe Shqipëria.

Këshilli Ministerial mblidhet një herë në vit, nga fundi i mbarimit të kryesimit, me qëllim që të merren në shqyrtim çështjet më të rëndësishme për OSBE-në dhe për të marrë vendimet përkatëse lidhur me këto çështje.

Mbledhja e Këshillit Ministerial të OSBE-së sivjet zhvillohet në qytetin Bazel.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.