VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZOTËRI HAKI LATIFI, KRYETARI I LDKsë NË ZVICËR URON PËR DITËN E FLAMURIT DHE TË PAVARËSISË
E Premte, 11.28.2014, 09:36am (GMT1)


LDK-Dega në Zvicër i uron gjithë shqiptarëve 28 nëntorin- ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit kombëtar

Në emër të Degës së LDK-së në Zvicër, të gjithë shqiptarëve u përcjell urimet më të sinqerta me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarsisë së Shqipërisë.
28 Nëntori, data më e rëndësishme e kombit tonë do të jetë përherë një datë e ndritshme, motiv frymëzimi për të gjitha sukseset e shqiptarëve kudo që ndodhen.

28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Është vlerë që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do vijnë.

Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit.
Zoti i bekoft shqiptarët kudo që janë!
Haki Latifi,Kryetar


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.