VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICERANËT KUNDËRSHTOJNË KUFIZIMIN E EMIGRACIONIT

E Djelë, 11.30.2014, 03:03pm (GMT1)



Votuesit në Zvicër kanë hedhur poshtë propozimin për kufizimin e emigracionit në jo më shumë se 0.2 për qind të popullsisë.

Rezultatet e pjesshme të referendimit të sotëm tregojnë se mbi 74 për qind kanë votuar kundër.

Nëse do të kalonte, masa do të kërkonte nga qeveria që të reduktojë emigracionin nga 80,000 njerëz në 16,000 në vit.

Mbështetësit kanë argumentuar se kjo do të zvogëlonte presionin mbi burimet e vendit.

Por, sipas kundërshtarëve, masa do të ishte e keqe për ekonominë.

Rreth një e katërta e popullsisë 8-milionëshe në Zvicër janë të huaj.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.