VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOMUNIKATË E MINISTRISË SË JASHTME ZVICERANE - RETH 50 MINISTRA TË VENDEVE TË OSBE-së NË BAZEL PËR KËSHILLIN MINISTERIAL 2014

E Mërkurë, 12.03.2014, 08:33am (GMT1)



Voal-online.ch - BAZEL - Me ftesë të presidentit zviceran të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), më 4 dhe 5 dhjetor në Bazel zhvillohet takimi vjetor i Këshilllit të Ministrave të vendeve anëtare. Në qendër të vëmnejs: situata në Ukrainë, e cila trajtohet në ditën e parë, dhe lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, e cila trajtohet në ditën e dytë.

Këshilli Ministerial do të hapet më 3 dhjetor 2014 nga Forumi i Shoqërisë Civile. Përfshirja më e madhe e shoqërisë civile dhe e të rinjve në punët e OSBE-së është një përparësi e Zvicrës në vitin e saj të presidencës.

Situata në Ukrainë do të diskutohet që në mbrëmjen e 3 dhjetorit nga presidenti i OSBE-së dhe President i Konfederatës Didier Burkhalter me ministrat e pranishëm në një kuadër më informal. Të premten më 5 dhjetor do të diskutohet sidomos për çështjen e foreign fighters.

Rreth 70 delegacione të vendeve të OSBE-së, të shteteteve partnere ndërkombëtare do të jenë të pranishëm në Bazel.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.