VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shkatërrohet trafiku i heroinës nga Kosova
E Enjte, 01.07.2010, 02:05pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Një trafik i shumëdegëzuar heroine me prejardhje nga Kosova është shkatërruar gjatë një hetimi të bashkërenduar të policisë vodeze.

 

Pesë muaj rresht një bandë keqbërësisht ia ka arritur të fusë në Zvicër 42 kilogramë lëndë narkotike, e cila vinte e fshehur në disa udhëtime nën ndenjëset e pasme të një automobili.

 

Në pranga kanë përfunduar pesëmbëdhjetë veta (13 qytetarë të Kosovës, një austriak dhe një spanjoll) midis dhjetorit të vitit 2008 dhe tetorit të vitit të shkuar, të cilët vepronin në kantonet Vaud (Vo), Neuchâtel (Noishatel), Argau dhe Zyrih.

 

Sipas hetuesve të arrestuarit në Zvicër bën një rol ndërmjetësues.

 

Truri i organizimit ende nuk është kapur, por bashkëpunimi i mirë me policinë e Kosovës mund të çojë në zhvillime të hetimit.

 

Shkalla e pastërtisë së heroinës së sekuestruar është 33 për qind, ia vlen të thuhet se është tri herë më e pastër se ajo që shpërndahet në rrugë.

(http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.