VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FILIPINE - ZVICERANI I RRËMBYER IU IKU EKSTREMISTËVE

E Shtunë, 12.06.2014, 08:37pm (GMT1)



Një shtetas zviceran i rrëmbyer nga esktremistët e grupit Abu Sajaf në Filipine, për më tepër se dy vjet, ka ikur nga ata.

Një komandant ushtarak në Filipine tha se zvicerani, Lorenzo Vinciguerra, ishte përleshur me rrëmbyesit e tij në xhungël para se të largohej, sot herët në mëngjes.

Ky zyrtar ushtarak tha se Vinciguerra ishte i plagosur.

Ai ishte gjetur nga ushtria dhe ishte dërguar në spital.

Zvicerani Vinciguerra ishte njëri prej dy studiuesve të zogjve nga Evropa, që ishin zënë nga militantët, para më se dy vitesh, në provincën Tavi Tavi në pjesën jugore të Filipineve, që është një rajon i trazuar.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.