VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICËR - SIPAS LIGJIT TË RI, DREJTUESIT E SPORTIT DO T'I NËNSHTROHEN TË NJËJTIT KONTROLL FINANCIAR SI POLITIKANËT

E Shtunë, 12.13.2014, 09:39am (GMT1)



Ligjvënësit zvicerianë e kanë miratuar të premten një ligj sipas të cilit, zyrtarët sportivë do të jenë në nivelin e njëjtë me politikanët, për sa i përket qasjes në llogaritë e tyre bankare.

Ligji i ri është miratuar pas dyshimeve për korrupsion, ndërsa synon të forcojë mbikqyrjen e llogarive dhe aseteve financiare të rreth 60 zyrtarëve sportivë zviceranë dhe udhëheqësit e tyre, duke përfshirë këtu edhe udhëheqësit e FIFA-s dhe të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Ligji i ri përfshin edhe kreun e FIFA-s, Sepp Blatter, si dhe drejtuesit e sporteve të tjera duke përfshirë presidentin e Komitetit Olimpik Thomas Bach.

Sipas ligjit, udhëheqësit sportiv duhet të trajtohen si "persona të ekspozuar politikisht", term ky që përdoret për zyrtarët në pozita të cilët mund të pastrojnë paratë.

Ligjvënësi zviceran, Roland Buechel, thotë se reputacioni i Zvicrës është dëmtuar nga skandalet e fundit korruptive në FIFA dhe në Komitetin Olimpik.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.