VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË KRYEQYTETIN ZVICERAN U PËRURUA SHTËPIA E RELIGJIONEVE - PROJEKTI PËR DIALOGUN ËSHTË REALITET

E Djelë, 12.14.2014, 12:17pm (GMT1)



Voal-online.ch - Shtëpia e Religjioneve e Bernës i ka hapur dyert të dielën (sot). Pesë bashkësi fetare janë përfaqësuar në këtë ndërtesë, të gjitha nën të njëjtën çati. Bashkëjetesa është parë e nevojshme për të lehtësuar dialogun mes feve, kulturave dhe për integrimin e emigrantëve.

Në ndërtesë, në afërsi të Europaplatz (Sheshi i Evropës), janë një xhemi një tempull indù e një tempull budist, një sallë për alavitetët dhe një kishë e krishterë. Një hapësirë e përbashkët që i favorizon takimet. Bashkësisë hebreje, sikh dhe bahai janë partnerë, por nuk kanë hapësirë fizike në këtë ndërtesë.

Projekti ka zënë fill më 1998 dhe realizimi i tij ka kushtuar 11 milionë franga, mbi gjysma të cilëve është mbuluar nga dhuruesit privatë dhe fondacionet./ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.