ROGER FEDERER PËR TË GJASHTËN HERË SPORTISTI ZVICERAN I VITIT
E Hënë, 12.15.2014, 09:01am (GMT+1)
Voal-online.ch - Tenisi ka qenë protagonisti i mbrëmjes së Credit Suisse Sports Awards, e vënë në skenë në Zyrih. Titulli i sportistit të vitit i është dhënë për të gjashtën herë Roger Federerit, i cili ka marrë 31,7% të pëlqimeve dhe ka dalë më mirë se skiatori Dario Cologna, që iu imponua më 2013, ndërsa sivjet kishte 24,6%. Bregrinasi u shpall sportisti i vitit më 2003, 2004, 2006, 2007 e 2012. Në vend të tretë u radhit i munguari i madh i mbrëmjes: Stan Wawrinka, që ka mbetur në shtëpi për shkak të gripit.
Triumfin e tenisit e ka përplotësuar sivjet Kupa Dejvis, ku Federer ishte protagonisti vendimtar, duke mbizotëruar ndaj hokejit zviceran të femrave, i cili u radhit në vend të tretë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Për Federer e Wawrinka ky është vlerësimi i dytë si ekip. Për herë të para ata u vlerësuan më 2008 pasi kishin fituar në Pekin.
www.voal-online.ch
|