VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kalohet kuota e 170 000 të papunëve
E Premte, 01.08.2010, 04:28pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Papunësia ka arritur në dhjetor në Zvicër përqindjen më të lartë nga marsi i vitit 1998.

Në krhasim me muajin e mëparshëm numri i të papunëve është rritur me 8 790 veta duke arritur kështu kuotën 172 740.

Kështu përqindja është rritur me 0,2 duke arritur në 4,4% (për qind).

Këtë e ka bërë të ditur sot Zyra e Ekonomisë e Shtetit (SECO).

Në krahasim me të njëjtin muaj të viti paraardhës, nurmi i të papunëve është shtuar me 53 978 veta (+45,5%).

Përshkallëzimi ka ndodhur kryesisht nga faktorë stinorë, ka shpjeguar kreu i Divizionit të Tregut të Punës në SECO, Serge Galliard.

 

Sektori i ndërtimit dhe sektori i punëve të përkohëshme kanë pasur më shumë pasoja gjatë periudhës dimërore.

Në kantonin e Ticino-s (Tiçinos) në fund të dhjetorit ishin 8 484 veta pa punë, të cilët përbënin 5,75% të popullsisë aktive. Në krahasim me nëntorin ishin 385 veta më shumë. Në Graubinden deri në fund të dhjetorit ishin 2 108 ose 2,1% e popullsisë aktive. Në krhasim me nënton ka pasur ulje me 178 veta.

 
Gjeneva e Noishateli janë kantonet me përpjesëtimin më të madh të të papunëve (7,2%). Pasojnë Jura (6,3%), Voja e Valeja (me nga 5,9%). Apencel i Brendshëm (1,6%), Uri (1,8%) e Obvald (1,9%) e kështu me radhë.

 

Nga të dhënat e publikuara del një rritje e fortë e të papunëve të huaji (+0,5% all'8,6%), ndërsa për vendasitt është (+0,1% al 3,1%). Muajin e shkuar është rritur papunësia ndër të rinjtë (+1,1%). Në fund të dhjetorit të rinjtë e papunë ishin 29 672, ose 10 409 më shumë (+54,%) në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2008.

SECO parashikon që përqindja e papunësisë të rritet në muajt e ardhshëm. Sipas Gaillard nuk pritet një përmirësim i shpejtë. Piku i papunësisë madje mund të jetë dimrin e ardhshëm. Prej një viti turbullirat në tregjet ndërtkombëtare kanë lënë gjurmë në tregun zviceran të punës, duke goditur sidomos sektorin financiar dhe sektorin e industrisë. (http://info.rsi.ch)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.