VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Komunikatë e nëndegës së LDK-së në Vilisau
ISA MUSTAFA DHE KLANI I TIJ TË LARGOHEN SA MË SHPEJT NGA UDHËHEQJA E LDK-së

E Martë, 12.16.2014, 09:51am (GMT1)


 
Kryesia e nëndegës së LDK-së në Vilisau në takimin e sajë të mbajtur me 13.12.2014, shqyrtojë situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë zhvillimet politike në LDK.
Nga të gjithë diskutuesit u dhanë vërejtje dhe kritika shumë serioze për veprimin e lidershipit të LDK-së. Në radhë të parë kritikë shumë e ashpër për përpilimin e listës për deputet ku u tha se dominoi veprimi klanor i klanit të caktuar të kryetarit Isa Mustafa dhe kështu u eliminuan figura të rëndësishme dhe shumë autoritative që u lanë jashtë listës për deputet.

Ne mendojmë se kjo ishte arsyeja kryesore pse LDK-ja i humbi zgjedhjet. Veprimi paszgjedhorë i kryetarit Isa Mustafa dhe klanit të tij për koalicion paszgjedhorë me VLAN, u vlerësua nga të gjithë anëtarët si jo parimorë dhe jo statutar duke i anashkaluar organet më të larta drejtuese të partisë siç ishte këshilli i përgjithshëm, i cili u mblodh pothuajse pas një muaji. Bllokada gjashtë mujore e të gjitha institucioneve të shtetit duke ditur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte definitiv dhe i pandryshueshëm.

Veprim brenda nate për të ndryshuar koalicionin paraprakë dhe për ta zëvendësuar me PDK-në, kundërshtarin më të madh politik të LDK-së, madje vetë kryetari Mustafa dhe klani i tij i kishin vu vijën e kuqe koalicionit me këtë parti. Me këtë slogan kryetari Mustafa kishte ardhur në krye të partisë se kurrë koalicion me PDK-në.

Manipulimi i Këshillit të Përgjithshëm se kërkoi lejen e tij vetëm për bisedime me të gjitha partitë dhe në anën tjetër e shfrytëzoj këtë vendim për të nënshkruar marrëveshjen me Hashim Thaçin pa e pyetur më Këhillin e Përgjithshëm.

Të gjitha këto veprime të kryetarit Musafa dhe klanit të tij e që janë në kundërshtim të plotë me vullnetin dhe bindjet e filozofisë Rugoviane të anëtarësisë së gjerë të LDK-së, kryesia e nëndegës së LDK-së në Vilisau i kundërshton me tërë forcën dhe kërkon përgjegjësi nga kryetari Mustafa dhe klani i tij.

Gjithashtu kërkojmë urgjentisht që të mbahen zgjedhjet në parti dhe mos të shtyhen ma duke i shkelur të gjitha normat statutare vetëm e vetëm për ti ja zgjatur jetën këtij klani për veprime të dëmshme të radhës që do i shkaktojnë LDK-së. Konsiderojmë se sa më parë të mbahen zgjedhjet në LDK pasojat do të janë më riparueshme sepse do ti ndërpritet mundësia këtij klani për dëme tjera.

Kryesia gjithashtu shqyrtoj edhe dorëheqjen e kryetarit të sajë dhe nënkryetarit të degës së LDK-së në Zvicër z.Martin Krasniqit e cila vije si rrjedhojë e kësaj pakënaqësi të akumuluar tani e gjashtë muaj më parë. Kryesia është unanimisht e solidarizuar me mospajtimet e kryetarit të sajë z.Martin Krasniqit, por në mënyrë kategorike kundërshton dhe nuk e aprovon dorëheqjen e tij.

Nuk është kohe të largohemi nga partia që dhemb ç'do gjë për të sot e 24 vite më parë dhe të ja lëshojmë vendin atyre që erdhën dje dhe kërkojnë të shkatërrojnë ç'do gjë Rugovijane. Kryetari Martin Krasniqi duhet me doemos të mbetet në të gjitha strukturat e degës dhe nëndegës së LDK-së në Zvicër dhe së bashku ta vazhdojmë rrugën e LDK-së Rugoviane dhe kështu sa më parë tua shkurtojmë rrugën atyre që po i sjellin aq dëm të mëdha LDK-së. Me nderime kryesia e nëndegës së LDK-së në Vilisau.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.