VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DIDIER BURKHALTER BËN BILANCIN E VITIT TË TIJ SI PRESIDENT I ZVICRËS DHE I OSBE-së
Burkhalter - Marrëveshja me Bashkimin Evropian është e pashmangshme

E Mërkurë, 12.17.2014, 10:07am (GMT1)




Voal-online.ch - Politika e jashtme e ka shënuar fuqishëm vitin presidencial të Didier Burkhalterit, i cili njëkohësisht e ka kryesuar Konfederatën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Për këtë të fundit ka pasur shumë lëvdata në skenën ndërkombëtare, sidomos për rolin e tij në zgjidhjen e konflikteve, si ai në Ukrainë.

Krahasuar me një vit më parë situata e sigurisë në Evropë është përkeqësuar dhe situata botërore është bërë më e "ndërlikuar", ka pohuar ai duke bërë bilancin e vitit të tij si president i Konfederatës. Zvicra, ka shtuar Burkhalter, ka ditur të paraqitet më 2014 si vendi më prezent në diplomacinë ndërkombëtare.

Vitin e ardhshëm Burkhalteri do t'iu kushtohet kryesisht marrëdhënieve me Brukselin, për çka ai mbetet besimplotë se palët 'janë të dënuara të merren vesh'. Burkhalter ka theksuar se “BE-ja nuk ka interesa të lërë jashtë një vend - si Zvicra - që është në rrugë të mbarë”. Populli zviceran e ka bërë të qartë, nga ana e tij, nëpërmjet rezultateve të votimeve popullore se dëshiron "një kontroll më të mirë të emigracionit, por nuk i mbyll portat dhe dritaret", ka thënë kreu i diplomacisë helvetike./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.