VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

300 kamionë mbetën vendnumëro nga akulli pranë Bazelit
E Shtunë, 01.09.2010, 12:26pm (GMT1)

 

 

 

 Ngrica e ka bërë të papraktikueshme autostradën A35, në Francë, pranë Bazelit. Sot në mëngjes kamionistët kanë mundur ta vazdojnë udhëtimin. (Foto nga arkivi)

 

Voal-online Prej dje pasdite 300 deri në 400 automjete, sidomos kamiona, janë ndalur në kufirin midis Gjermanisë dhe Francës, në afërsi të kufirit zviceran të Bazelit.

 

Arsyeja: për shkak të borës dhe të akullit autoritetet alsasiane e kanë bllokuar plotësisht autostradën A35.

 

Natën e shkuar vullnetarë të Kryqit të Kuq Gjerman iu kanë dërguar mjete jetese shoferëve të bllokuar.

 

Sot në mëngjes më në fund iu është lejuar të rifillojnë udhëtimin në autostradë, ngaqë ka pasur përmirësim të motit.

 

(http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.