VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPJA - GJUHË E DYTË PAS GJERMANISHTES NË KANTONIN E LUCERNËS

E Shtunë, 12.20.2014, 10:43am (GMT1)



Pas gjermanishtfolësve, janë shqipfolësit të dytët në listën e përdoruesve të gjuhëve në Kantonin e Lucernës. Sigurisht, dallimi në numër në mes të zviceranëve (gjermanishtfolës) dhe shqiptarëve në këtë kanton është shumë i madh.

Bëhet fjalë për 288.700 persona që flasin gjermanisht dhe për 11.200 sish që flasin shqip, por kjo statistikë tregon se shqiptarët në kantonin e Lucernës janë më të shumtë në numër se italianët, portugezët, serbët, turqit etj, raporton telegraf.

Menjëherë pas folësve të shqipes vijnë ata të serbishtes dhe të kroatishtes me 10.500 (këtu janë paraqitur në një grup), pastaj të anglishtes (9.400) dhe të italishtes (8.900).
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.