VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BURKHALTERI ËSHTË POLITIKANI QË ZVICERANËT E DUAN MË SHUMË

E Hënë, 12.22.2014, 10:05am (GMT1)


Voal-online.ch - Popullariteti i presidentit të Konfederatës Didier Burkhalter është në kulmin e tij. Këshilltari federal i FDP-së është në fakt politikani më i parapëlqyer nga zviceranët.

Kështu del nga një sondazh i publikuar dje në gazetat që botohen të dielave - Matin Dimanche e SonntagsZeitung. Në këtë hit-parade të veçantë Burkhalter dhe kolegu i tij në qeveri Alain Berset e kalojnë Doris Leuthardin, e cila sivjet del e treta.

Për presidentin në largim kemi pothuaj një rekord të pëlqimeve - me 87% të opinioneve në favor të tij mes personave të intervistuar nga Isopublic.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.