VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AEROPORTI I GJENEVËS - PESËMBËDHJETË MILIONË PASAGJERË
Shënohet rekord i ri. Rritje 50% në dhjetë vite

E Martë, 12.23.2014, 04:13pm (GMT1)


Një pasagjere e veçantë në aeroportin Cointrin - Audrey Hepburn

Voal-online.ch - Në aeroportin e Gjenevës një zonjë që nisej për në Kanada, ka pasur të martën (sot) në mëngjesë befasinë e bukur - të jetë pasagjerja e 15.000.000 e sivjetme në aeroportin romand.

Zonja ka marrë një tufë lulesh të bukura para se të ngjitet në bordin e Air Canada në drejtim të Montréalit me burrin dhe dy fëmijët.

Sipas drejtorisë së aeroportit, në 10 vjet numri i pasagjerëve është rritur 50% në aeroportin Cointrin. Duken urgjetne disa punime sistemuese dhe zgjeruese në kuadrin e shtimit të udhëtarëve, të cilët vitin e shkuar ishin 14,4 milionë. ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.