VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mjeku jurasian shpallet "Zviceriani i vitit 2009"
E Djelë, 01.10.2010, 10:36am (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Mjeku nga Jura, René Prêtre, specialist i zemrës për fëmijët, është shpallur "Zviceriani i vitit 2009".

 

Shpallja është bërë mbrëmë në Zyrih, gjatë transmetimit televiziv SwissAward (Çmimet Zvicerane).

 

Kirurgu është zgjedhur nga 24,4% e shikuesve të televizionit.

 

Prêtre, i cili është primar në Kinderspital (Spitalin e Fëmijëve) në Zyrih, pason këshilltaren federale Eveline Widmer-Schlumf, e cila e mori këtë çmim vitin e shkuar.

 

I lidhur në mënyrë telefonike nga Maputo, ku gjendet për t'i kuruar fëmijët mozambikas, mjeku ka thënë se ndjehet i nderuar.

 

"Shumë zviceranë të tjerë punojnë në mënyrë serioze dhe do ta kishin merituar këtë nderim," ka thënë René Prêtre.

 

SwissAward në seksionin e kulturës i është dhënë klounit Dimitri.

 

Artisti 75 vjeçar tiçinez kohët e fundit ka arritur një sukses të madh duke dhënë shfaqje me familjen në teatrin Broadway, Nju Jork.

(http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.