VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EDHE AEROPORTI I ZYRIHUT SHËNON REKORD TË RI - MBI 25 MILIONË PASAGJERË KËTË VIT

E Enjte, 12.25.2014, 11:52am (GMT1)


Në aeroportin e Zyrihut udhëtarët e përditshëm janë mesatarisht 68'000

Voal-online.ch - ZYRIH - Aeroporti i Zyrihut në vigjilje të Krishtlindjes ka kapërcyer pragun e 25 milionë pasagjerëve që nga fillimi i vitit, një numër i paarritur më parë. Kështu njofton shoqëria që e administron aeroportin.

Nga janari në nëntor udhëtarët ishin 23,6 milionë, me një shtim 2,3% në krahasim me të njëjtën periudhë nga viti i shkuar. Në vitin 2013 udhëtarët kishin prekur kuotën 24,8 milionë, me një mesatare 68'124 në ditë.

Aeroporti i Klotenit filloi punën më 1948 e sot shtrihet në një sipërfaqe prej 880 hektarësh. ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.