BORA KA MBËRRITUR NË TË GJITHË ZVICRËN
E Shtunë, 12.27.2014, 10:30am (GMT+1)
Voal-online.ch - Bora ka mbërritur mbrëmë edhe në ultësira. Reshje në të gjithë Zvicrën ka edhe në lartësitë mes 600 e 400 metrave lartësi mbi nivelin e detit.
Në rajonin e Jurës dhe Oberlandit bernez bora ka sthruar, në La Chaux-de-Fonds (Nojshatel) e Disentis (Graubinden) cipa e borës nuk ka rezistuar gjatë.
Dielli do të kthehet vetëm të dielën. Bora në veri pritet të jetë mes 5 dhe 15 centimetrave, ndërsa në male dhe në pllaja do të jetë mes 20 e 40 centimetra. Meqë temperaturat do të zbresin shumë, pritet që bora do të shtrohet. ATS
www.voal-online.ch
|