E Mërkurë, 07.17.2019, 09:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Z. MARIO GATTIKER, SHEFI I ZYRËS FEDERALE TË EMIGRACIONIT NË ZVICËR - S'KA SHANSE PËR AZILKËRKUESIT NGA KOSOVA DHE SHQIPËRIA'
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 12.27.2014, 11:38am (GMT+1)


VOAL - Gjatë muajit dhjetor Presence Suisse organizoi një “Rösti Lunch” me gazetarët e APES. Tashmë kjo mënyrë komunikimi është kthyer në traditë, ku përmes një dreke pune Departamenti Federal i Punëve të Jashtme është organizuesi dhe ndërmjetësi midis gazetarëve të APES me zyrtarë apo diplomatë të nivelit të lartë të shtetit helvetik.

Duke shijuar një meny të pasur dhe elegante pranë gotës me verë që nuk mungon kurrë, bëhet biseda me gazetarët, shkëmbehen mendime dhe pyetjet marrin përgjigje.
Kësaj here Presence Suisse organizoi takimin me zotin Mario Gattiker, shefin e Zyrës Federale të Emigracionit. I pranishëm ishte edhe Shefi i Presence Suisse Ambasadori Nicolas Bideau.

Temë e takimit kësaj here ishte “Politika e emigracionit në Zvicër përballë sfidave të reja”. Zvicra është një vend i vogël me një shkallë shumë të lartë të emigracionit. Por çdo gjë e ka një kulm. Dhe Zvicra duket se e ka arritur. Jo se Zvicra ka hequr dorë nga një prej tipareve të saj identifikuese që është mikpritja. Këtë vit, për shembull, në Konfederatën Helvetike janë pritur rreth 20 mijë emigrantë nga zonat e krizave, sidomos Eritrea dhe Siria. Dhe gjatë vitit 2015 pritet që të hyjnë në territoret zvicerane rreth 31 mijë azilkërkues. Pikërisht në këtë fluks rekord, politika zvicerane është përqëndruar në reformat në emigracion dhe sistemin e azilit. Referendumi i 9 shkurtit 2014 mbi emigrimin si “masa kundër emigracionit” ku kishte pika që e përfshinin edhe Bashkimin Europian apo lëvizja e ECOPOP, një asosacion ekologjik në Zvicër që kishte ndërmarrë prej 2 nëntorit 2012 një iniciativë popullore federale e cila u votua më 30 nëntor të këtij viti për të limituar emigracionin dhe mbipopullimin, paçka se u kthye në Ecoflop pas disfatës në votim – por gjithsesi - këto situate të reja kanë hapur diskutime si në vend ashtu edhe jashtë.

Prandaj ishte organizuar kjo dreke pune me shefin e Zyrës Federale të Emigracionit Mario Gattiker, i cili prej një 1 janarit 2015 do të jetë Sekretar i Shtetit, pas ndryshimeve të rëndësishme që janë bërë në organizimin e Konfederatës, pasi me vendim të Këshillit Federal të Zvicrës Zyra Federale e Emigracionit prej 1 janarit do të bëhet Sekretariat i Shtetit për Migracionin, çka do t’i rritë funksionet e zotit Gattiker në skenën politike brenda dhe jashtë Zvicrës.

Midis të tjerave gjatë fjalës në drekën e punës që pati me ne gazetarët e APES në Bernë, zoti Gattiker vuri re si pozitive humbjen e iniciativës të Ecopop. “Unë jam i kënaqur që iniciativa e Ecopop është refuzuar. Por sfidat qendrore mbeten.” E tillë është kriza e refugjatëve që sa vjen edhe rritet, ndërsa Zvicra si një vend i vogël në raport me vendet e tjera të Europës, ka një shkallë të emigracionit shumë të lartë. Kjo kërkon të menaxhohet, sidomos pas referendumit të 9 shkurtit, që duhet të implementohet. Natyrisht Zvicra nuk heq dorë nga traditat humanitare. Dhe kjo është një nga sfidat në politikat e emigracionit.

Ne shqiptarët e njohim mikpritjen e Zvicrës. Këtu jeton prej disa dekadash një komunitet i madh i shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës e tjerë që, për nga numri, i kalon çerek milioni, të vendosur këtu prej disa brezash si emigrantë ekonomikë dhe politikë. Pastaj kemi luftën e Kosovës kur Zvicra i hapi dyert për rreth 60 mijë refugjatë, të cilëve iu dha strehë dhe mundësi jete e pastaj i ndihmoi të ktheheshin në atdhe për t’ia nisur jetës nga e para. Shqiptarët nga Kosova në Zvicër vazhdojnë të jenë burim të ardhurash dhe shprese me remitancat e tyre, kur kemi parasysh sidomos papunësinë e madhe që shkon rreth 70 %, informalitetin dhe mosfunksionimin e shtetit ligjor në Kosovë.

Dhe pikërisht në këtë situatë dramatike e ka pikënisjen fluksi i ri i shqiptarëve nga Kosova që marrin ikën për në Europë nëpër Serbi, duke u mashtruar nga trafikantë të qënieve njerëzore se gjoja vendet e Bashkimit Europian do të hapin dyert për emigrantët.

Një situatë e tillë u përjetua edhe në Shqipëri disa ditë më parë nga porti i Vlorës ku mashtrues gënjenin shqiptarët se dikush po i priste me krahë hapur në Gjermani.

Pikërisht për të sqaruar këtë pikë VOAL iu drejtua zotit Gattiker me pyetjen nëse kjo masë e madhe shqiptarësh që po lë Kosovën, a do të jenë të mirëpritur në vendet e BE-së apo Zvicër. Dhe përgjigja nga Zyra Federale e Emigracionit është kjo: “Shansi i azilkërkuesave nga Shqipëria dhe Kosova për të marrë azil në Zvicër është jashtëzakonisht i vogël. Mbrojtja kundër persekutimit është në parim i garantuar nga autoritetet e vendeve të tyre. Prandaj, aplikimet për azil që vijnë nga qytetarët e këtyre shteteve janë dukshmërisht të pabaza dhe nuk japin të drejtë për një leje qëndrimi. Megjithatë, edhe përjashtimi mund të ndodhë, një ekzaminim individual është i bazuar me ligj.”

“Zyra Federale për Emigracion kryen procedura të cilat janë të ngjashme me procedurat e përshpejtuara (brenda më pak se 48 orëve). Këto procedura kanë nisur prej vitit marsit 2013 për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, vende të cilat konsiderohen të sigurta.”


Në kërkim të deshifrimit të fjalëve “të egzaminimit individual” apo çfarë do të thotë “Shansi i azilkërkuesave nga Shqipëria dhe Kosova për të marrë azil në Zvicër është jashtëzakonisht i vogël” i jemi referuar statistikave po nga Zyra Federale e Emigracionit, sipas të cilave shkalla për pranim të azilkërkuesave nga Kosova është 0.6 %, ndërsa pjesa tjetër dmth 99.4% kthehen në Kosovë brenda 48 orësh. Pra s’ka shans!


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BORA KA MBËRRITUR NË TË GJITHË ZVICRËN (12.27.2014)
EDHE AEROPORTI I ZYRIHUT SHËNON REKORD TË RI - MBI 25 MILIONË PASAGJERË KËTË VIT (12.25.2014)
ZVICRA VAZHDON MBËSHTETJEN AKTIVE PËR KFOR-in (12.25.2014)
AEROPORTI I GJENEVËS - PESËMBËDHJETË MILIONË PASAGJERË Shënohet rekord i ri. Rritje 50% në dhjetë vite (12.23.2014)
ZVICRA - SHEMBULL I POPULLIT DHE SHTETIT HUMANITARRadio SRF 3 shembull mrekullues me aksionin 'ndihmë refugjatëve: çdo rap (cent) ka vlerë - Jeder Rappen zähltOpinion nga XHEVAT REXHAJ (12.22.2014)
BURKHALTERI ËSHTË POLITIKANI QË ZVICERANËT E DUAN MË SHUMË (12.22.2014)
ZYRIH - TRAMI I PËRRALLAVE, QË DREJTOHET NGA PLAKU I KRISHTLINDJEVE (12.21.2014)
SHQIPJA - GJUHË E DYTË PAS GJERMANISHTES NË KANTONIN E LUCERNËS (12.20.2014)
DELEGACION ZVICERAN NË PARLAMENTIN EVROPIAN - LIDHUR ME VOTËN E 9 SHKURTIT (12.19.2014)
DIDIER BURKHALTER BËN BILANCIN E VITIT TË TIJ SI PRESIDENT I ZVICRËS DHE I OSBE-sëBurkhalter - Marrëveshja me Bashkimin Evropian është e pashmangshme (12.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]