VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POLICIA E ZYRIHUT KAP TRE SHQIPTARË ME 100 GJËSENDE TË VJEDHURA

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 04:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
POLICIA E ZYRIHUT KAP TRE SHQIPTARË ME 100 GJËSENDE TË VJEDHURA

E Shtunë, 12.27.2014, 08:11pm (GMT+1)


ZYRIH - Në mëngjesin e Krishtlindjes, më 25 dhjetor, policët e transportit të SBB/CFF dhe ata të Policisë së Kantonit të Zyrihut kanë kontrolluar në Stacionin kryesor hekurudhor të qyteti tre meshkuj të rinj të cilët janë prezantuar si turistë.

Kontrollimet e mëtejshme të bëra në stacionin policor kanë treguar se tre personat në fjalë po qëndronin ilegalisht në Zvicër dhe se pasaportat e tyre shqiptare ishin të falsifikuara.

Më i vjetri prej tyre, 35 vjeçar, madje kishte një ndalesë për hyrje në gjithë zonën e Shengenit. Ndërsa më i riu (25 vjeç) kishte me vete dy letërnjoftime italiane me emra të tjerë por me fotografinë e tij origjinale, përcjell albinfo.

Të tre të dyshuarit janë arrestuar. Në çantat e tyre policia ka gjetur mbi njëqind gjësende të shtrenjta si stoli, orë, verëra të shtrenjta, veshmbathje luksoze dhe aparate elektronike.

Një pjesë e këtyre gjësendeve është identifikuar si e vjedhur së fundi në disa vjedhje të kryera në kantonin Thurgau. Në njërin nga rastet e përmendura vlera e mallrave të vjedhura arin në 8000 franga. Ndërkaq, prejardhja e gjësendeve të tjera të gjetura te ta ende nuk dihet.

Hetimet kanë treguar se këta turistë kriminelë ishin në rrugë për të shkuar në Shqipëri përmes Italisë. Ata i janë dorëzuar prokurorisë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Z. MARIO GATTIKER, SHEFI I ZYRËS FEDERALE TË EMIGRACIONIT NË ZVICËR - S'KA SHANSE PËR AZILKËRKUESIT NGA KOSOVA DHE SHQIPËRIA'Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.27.2014)
BORA KA MBËRRITUR NË TË GJITHË ZVICRËN (12.27.2014)
EDHE AEROPORTI I ZYRIHUT SHËNON REKORD TË RI - MBI 25 MILIONË PASAGJERË KËTË VIT (12.25.2014)
ZVICRA VAZHDON MBËSHTETJEN AKTIVE PËR KFOR-in (12.25.2014)
AEROPORTI I GJENEVËS - PESËMBËDHJETË MILIONË PASAGJERË Shënohet rekord i ri. Rritje 50% në dhjetë vite (12.23.2014)
ZVICRA - SHEMBULL I POPULLIT DHE SHTETIT HUMANITARRadio SRF 3 shembull mrekullues me aksionin 'ndihmë refugjatëve: çdo rap (cent) ka vlerë - Jeder Rappen zähltOpinion nga XHEVAT REXHAJ (12.22.2014)
BURKHALTERI ËSHTË POLITIKANI QË ZVICERANËT E DUAN MË SHUMË (12.22.2014)
ZYRIH - TRAMI I PËRRALLAVE, QË DREJTOHET NGA PLAKU I KRISHTLINDJEVE (12.21.2014)
SHQIPJA - GJUHË E DYTË PAS GJERMANISHTES NË KANTONIN E LUCERNËS (12.20.2014)
DELEGACION ZVICERAN NË PARLAMENTIN EVROPIAN - LIDHUR ME VOTËN E 9 SHKURTIT (12.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]