VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POLICIA E ZYRIHUT KAP TRE SHQIPTARË ME 100 GJËSENDE TË VJEDHURA

E Shtunë, 12.27.2014, 08:11pm (GMT1)


ZYRIH - Në mëngjesin e Krishtlindjes, më 25 dhjetor, policët e transportit të SBB/CFF dhe ata të Policisë së Kantonit të Zyrihut kanë kontrolluar në Stacionin kryesor hekurudhor të qyteti tre meshkuj të rinj të cilët janë prezantuar si turistë.

Kontrollimet e mëtejshme të bëra në stacionin policor kanë treguar se tre personat në fjalë po qëndronin ilegalisht në Zvicër dhe se pasaportat e tyre shqiptare ishin të falsifikuara.

Më i vjetri prej tyre, 35 vjeçar, madje kishte një ndalesë për hyrje në gjithë zonën e Shengenit. Ndërsa më i riu (25 vjeç) kishte me vete dy letërnjoftime italiane me emra të tjerë por me fotografinë e tij origjinale, përcjell albinfo.

Të tre të dyshuarit janë arrestuar. Në çantat e tyre policia ka gjetur mbi njëqind gjësende të shtrenjta si stoli, orë, verëra të shtrenjta, veshmbathje luksoze dhe aparate elektronike.

Një pjesë e këtyre gjësendeve është identifikuar si e vjedhur së fundi në disa vjedhje të kryera në kantonin Thurgau. Në njërin nga rastet e përmendura vlera e mallrave të vjedhura arin në 8000 franga. Ndërkaq, prejardhja e gjësendeve të tjera të gjetura te ta ende nuk dihet.

Hetimet kanë treguar se këta turistë kriminelë ishin në rrugë për të shkuar në Shqipëri përmes Italisë. Ata i janë dorëzuar prokurorisë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.