VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 'SONNTAGSZEITUNG' SHPALL IMAMIN SHQIPTAR MUSTAFË MEHMETI 'ZVICERANI I VITIT'

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 07:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
'SONNTAGSZEITUNG' SHPALL IMAMIN SHQIPTAR MUSTAFË MEHMETI 'ZVICERANI I VITIT'

E Djelë, 12.28.2014, 07:37pm (GMT+1)


I njohur për pikëpamjet e tij të moderuara mbi islamin dhe për qëndrimin pa kompromis ndaj rrymave ekstreme të islamizmit, imami shqiptar Mustafë Mehmeti, është nderuar nga gazeta "SonntagsZeitung" me titullin "Zvicerani i vitit" .

Mustafë Mehmeti është edhe kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës dhe imam në xhaminë shqiptare të Bernës. Ai është treguar i zëshëm dhe kompetent në të gjitha çështjet që trajtohen në opinionin zviceran që prekin myslimanët ose në mënyrë indirekte edhe shqiptarët e këtij besimi.

Si rezistencat e disa besimtarëve kundër lejimit të vajzave në sportin e notit, bartja e mbulesës (burka) apo rekrutimi i të rinjve në grupet e IS-it, ashtu si dhe shumë paraqitje tjera në mesin e myslimanëve në Zvicër kanë qenë në thumb të kritikës së imamit të guximshëm shqiptar, përcjell albinfo.

Gjuha e tij ndaj zhvillimeve negative dhe prapanike në emrin e islamit asnjëherë nuk ka qenë e butë dhe i ka krijuar edhe probleme në ushtrimin e punës. Së fundmi, rreth dy muaj më parë, zyra e tij kishte qenë objekt sulmuesish të paidentifikuar, por me indikacione se vijnë nga skena e islamit ekstrem.

Duke e shpallur "Zviceran të Vitit" redaktorët e gazetës SonntagsZeitung duan të japin një shenjë për bashkëjetesën paqësore të religjioneve. Kjo gazetë e nderon Mustafë Mehmetin "për guximin e tij dhe angazhimin në debatet më të mprehta të kohës sonë". Imami u ka apeluar shumë herë bashkëbesimtarëve të tij që të angazhohen kundër ekstremizmit dhe për një islam modern.

"Ne si myslimanë nuk duhet të kontestojmë se ekziston ekstremizmi në emër të islamit", ka thënë ai në një intervistë të gjatë që e ka publikuar në numrin e sotëm gazeta. "Ne duhet të flasim hapur, si në mesin tonë, të myslimanëve ashtu edhe me vendësit. Heshtja nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është as jeta në të kaluarën", ka thënë veç tjerash Mustafë Mehmeti, me prejardhje nga Lugina e Preshevës, shtetas i Zvicrës nga viti 2005.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLICIA E ZYRIHUT KAP TRE SHQIPTARË ME 100 GJËSENDE TË VJEDHURA (12.27.2014)
Z. MARIO GATTIKER, SHEFI I ZYRËS FEDERALE TË EMIGRACIONIT NË ZVICËR - S'KA SHANSE PËR AZILKËRKUESIT NGA KOSOVA DHE SHQIPËRIA'Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.27.2014)
BORA KA MBËRRITUR NË TË GJITHË ZVICRËN (12.27.2014)
EDHE AEROPORTI I ZYRIHUT SHËNON REKORD TË RI - MBI 25 MILIONË PASAGJERË KËTË VIT (12.25.2014)
ZVICRA VAZHDON MBËSHTETJEN AKTIVE PËR KFOR-in (12.25.2014)
AEROPORTI I GJENEVËS - PESËMBËDHJETË MILIONË PASAGJERË Shënohet rekord i ri. Rritje 50% në dhjetë vite (12.23.2014)
ZVICRA - SHEMBULL I POPULLIT DHE SHTETIT HUMANITARRadio SRF 3 shembull mrekullues me aksionin 'ndihmë refugjatëve: çdo rap (cent) ka vlerë - Jeder Rappen zähltOpinion nga XHEVAT REXHAJ (12.22.2014)
BURKHALTERI ËSHTË POLITIKANI QË ZVICERANËT E DUAN MË SHUMË (12.22.2014)
ZYRIH - TRAMI I PËRRALLAVE, QË DREJTOHET NGA PLAKU I KRISHTLINDJEVE (12.21.2014)
SHQIPJA - GJUHË E DYTË PAS GJERMANISHTES NË KANTONIN E LUCERNËS (12.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]