VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA DHE BE - KAQ AFËR DHE KAQ LARG

E Martë, 12.30.2014, 08:44am (GMT1)


Voal-online.ch - Ka qenë, sigurisht, mjegullimi i raporteve me BE-në, zhvillimi më pikant për Zvicrën në vitin që po mbaron. Një zhvillim i pashmangshëm pas 'po' të 9 shkurtit ndaj iniciativës kundër emigracionit në masë. Qeverisë kjo i ngarkoi një detyrë të rëndë për të gjetur një zgjidhje të tillë që ta respektojë vullnetin e popullit, duke garantuar njëkohësisht vazhdimësinë e marrëveshjeve me Brukselin. E viti 2015 do të jetë përcaktues për këtë.

Votimet e tjera popullore më 2014 kanë përvijuar orientime të rëndësishme të politikës kombëtare: nga 'jo' për blerjen e avionëve luftarakë Gripen, deri në votën që ka hedhur poshtë shërbimin publik shëndetësor, ndonëse debati për këtë temë ende nuk është shteruar.

Parlamenti ka miratuar dyfishimin e Shën Gotardit. Më parë Dhoma e Senatit pastaj Dhoma e Deputetëve janë shprehur në favor të ndërtimit të një galerie të dytë për tunelin autostradal. Fjalin e fundit do ta thotë populli edhe për këtë çështje kaq të rëndësishme.rsi
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.