VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTJA SIMONETTA SOMMARUGA - ZVICRA, VENDI KU GJENDET E GJITHË BOTA

E Premte, 01.02.2015, 06:07pm (GMT1)


Voal-online.ch - "Çfarë e bën të veçantë vendin tonë, çfarë e formon identitetin tonë: traditat, rrënjët apo hapja ndaj botës, lidhja dhe soldariteti me botën?" Kjo është pyetja që ia ka shtruar vetes Simonetta Sommaruga në përshëndetjen tradicionale të Vitit të Ri.

"Nuk ka një përgjigje të vetme, vlejnë të tria: rrënjët tona janë tek lidhjet me botën," ka shpjeguar e sapozgjedhura presidente e Konfederatës, duke i ftuar bashkëqytetarët të kultivojnë edhe njërin aspekt edhe të tjerët.

Fjala e përshëndetjes hapej me një lëvdatë demokracisë së drejtpërdrejtë, e cila, ashtu si supermerkati poshtë shtëpisë sonë, është karakterizuar nga familijariteti e afërsia, por që është edhe në gjendje të përshtatet me të gjitha sfidat që sjell epoka e globalizmit. Dhe mbyllej me konfirmimin e njohur: "Viti që po fillon nuk do të jetë i lehtë, por mund të jetë një vit i mirë," ka nënvizuar këshilltarja federale, duke i uruar pastaj popullit zviceran gjithë të mirat për vitin 2015.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.