VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

REGA - 400 FLUTURIME SHPËTIMI NGA 24 DHJETORI DERI MË 4 JANAR
Tri të katërtat e ndërhyrjeve kanë ndodhur në male

E Djelë, 01.04.2015, 05:35pm (GMT1)


Voal-online.ch - Mes 24 dhjetorit 2014 dhe 4 janarit 2015, REGA ka organizuar rreth 400 ndërhyrje shpëtimi në Zvicër dhe jashtë vendit. Shtatëmbëdhjetë fatkeqë jashtë vendit janë kthyer në atdhe me mjetin fluturues të këtij reparti të shpëtimit.

Në Shën Silvestër e në ditët e para të vitit 2015 janë kryer rreth 200 fluturime me helikopter në pistat e skive ose në malet për t'i marrë prej andej personat me fraktura apo në gjendje të rëndë shëndetësore. Dita më e ngarkuar ka qenë 31 dhjetori me 64 ndërhyrje.

Sipas REGA-s, kjo shifër i përgjigjet mesatares së viteve të fundit, duke pasur parasysh edhe kushtet meteorologjike. Bora në veri ka qenë e pakët në male deri në fillim të vitit të ri.ats
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.