VITI POLITIK 2015 - ZHVILLIMET KRYESORE ZVICERANE
E Hënë, 01.05.2015, 10:57am (GMT+1)
Voal-online.ch - Viti 2015 do të jetë i pasur me zhvillime për politikën zvicerane dhe kjo jo vetëm për shkak të zgjedhjeve federale të 19 ottobre e për zgjedhjet e 9 dhjetorit, kur Dhomat Federale do të vendosin për krijimin e Qeverisë.
Më 12 prill do të mbahen zgjedhjet në kantonin e Zyrihut, të cilat gjithmonë janë konsideruar një termometër i ekuilibreve politike në Konfederatë. Një javë më vonë do të votohet në kantonin Tiçino.
Më 14 qershor data ende nuk është e përcaktuar përsëri do të thirret populli të votojë për një vendim me rëndësi - tunelin e dytë autoastradal të Shën Gotardit.
Sikur këto të mos mjaftonin, Parlamenti duhet të merret sivjet me tema pikante, mes të cilave rishikimi i sistemit të pensioneve, një politikë e re e azilit dhe revolucioni - me plot kuptimin e fjalës - i fiskalitetit të sipërmarrjeve.rsi
www.voal-online.ch
|