VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POLICIA ZVICERANE GJEN 15 VJEÇAREN SHQIPTARE TË ZHDUKUR PARA 3 MUAJVE

E Hënë, 01.05.2015, 06:33pm (GMT1)

  
Një 15 vjeçare shqiptare me emrin Kujtesa, e zhdukur që nga 23 shtatori 2014, është gjetur nga policia zvicerane. Policia thotë se ajo është mirë.

Policia zvicerane ka bërë të ditur se Kujtesa 15 vjeçare e zhdukur para 3 muajve është gjetur, dhe ajo është mirë, por po refuzon që të kthehet te prindërit e saj.

Policia e Zyrihut bënë të ditur se deri te gjetja e saj ka ardhur si rezultat i ndihmës së qytetarëve.

Është Alma Kucucovic, një mike e të arratisurës, e cila ka ndihmuar autoritetet për vendndodhjen e Kujtesës.

"Unë kam qenë në kontakt me Kujtesën përmes SMS-ve. E njoftova edhe policinë, por shkuan shumë javë derisa policia arriti ta gjejë atë", ka thënë ajo.

"Kujtesa kurrë nuk flinte më shumë se dy net në të njëjtat vend", ka zbuluar Alma Kucukovic për gazetën "20 Minuten". "Policia e ka pasur të vështirë ta gjejë atë, pasi ajo ka mundësi t'i ketë ndërruar shpesh stilin e flokëve", përcjell "lajmi".

Vajza kishte ikur nga shtëpia për shkak të marrëdhënieve shumë të komplikuara me prindërit e saj. "Ajo po shikonte të gjente një banesë të përhershme", thotë Alma Kucukovic, i cila kontaktoi policinë kur ajo kishte një takim me Kujtesën në Winterthur.

Sipas 23 vjeçes Kucukovic, Kujtesa nuk dëshiron të kthehet te prindërit e saj, ajo dëshiron të jetojë në një shtëpi diku tjetër.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.