VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rekord i ri i falimentimeve në Zvicër
E Hënë, 01.11.2010, 04:34pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Vitin e shkuar numri i falimentimeve në Zvicër ka kapërcyer për herë të parë kuotën 5 000, +23,5% në krahasim me vitin 2008. Sipas Creditreform, shtimi nuk ka të bëjë vetëm me krizën ekonomike, por edhe me një ndryshim të legjislacionit.

 

Gjithnjë sipas agjencisë Creditreform, në total kanë qenë 5 215 firmat që kanë deklaruar falimentimin në vitin 2009. Firmat e reja të shkruara në Regjistrin e Tregut kanë qenë 35 365, çka korespondon me një rënie 4,1% në krahasim me vitin 2008. Bëhet fjalë kështu për të tretën vlerë më të ngritur pas vitit 2008 e 2007.

 

Creditreform thekson gjithashtu se në vitin 2009 ndërmarrjet e shlyera nga Regjistri kanë qenë 23 616, në rritje me 11,1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Rezulton kështu për një total të ndërmarrjeve një rritje neto me 11 749. Edhe në këtë rast, pavarësisht vlerës që përfaqëson një zvogëlim në krahasim me vitin 2008 (prej 24,7%), bëhet fjalë për të tretën vlerë më të ngritur të regjistruar ndonjëherë në Zvicër.

 

Në krizë edhe tregu me pakicë

 

Tregu me pakicë në Zvicër ka regjistruar një evolucion negativ nëntorin e shkuar. Faturimet e sektorit kanë pasur një rrudhje prej 1,7% në terma reale në neto të variacioneve stinore në krahasim me tetorin e vitit 2009. Në terma  nominalë shënojnë një reduktim prej 1,2%, ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikave (UST).

 

Rrudhja ka qenë më neto për produktet ushqimore, pijet joalkoolike dhe duhani me një pakësim real prej 2,9%, saktëson UST. Në sektorin joushqimor rënia ishte 1,7%.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.