VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FEDERER BËN PRAPË HISTORI - SUKSESI I NJËMIJTË I KARRIERËS

E Djelë, 01.11.2015, 06:38pm (GMT1)


Voal-online.ch - Roger Federer (ATP 2) e fitoi turneun në Brisbane duke mundur në finale Milos Raonicin (8) me rezultatin 6-4 6-7 (2/7) 6-4 në 2h14'. Bazelsi ka arritur kuotën e 1'000 sukseseve në karrierë dhe zë tani rangun e tretë në klasifikimin special, pas amerikanit Jimmy Connors (1'253) e çekut, tani amerikan, Ivan Lendl (1'071). Zvicerani është krenar për rezultatin e arritur:

"Një mijë fitore! Nuk ka dyshim, është një numër mbresëlënës!"

Në setin e parë ndeshja ka qenë vetëm me një dimension, me King Rogerin që e thellon largësinë nga kundërshtari që në fillim. Në të dytin, kundërshtari ka arritur të barazojë 2-2 e pastaj të imponojë tie-breakun për 7/2. E treta dhe vendimtarja ka parë dy kundërshtarë që luftojnë dhëmbë për dhëmbë. Fatin e ka vendosur breaku me 5-4.ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.