VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PEGIDA THEMELOHET EDHE NË ZVICËR

E Hënë, 01.12.2015, 10:42am (GMT1)


Voal-online.ch - Lëvizja Pegida Zvicerane u themelua të premten në Zyrih, dy ditë pas masakrës në Charlie Hebdo e në hulllinë e lëvizjes me të njëjtin emër e cila vepron prej kohesh në Gjermani dhe që është kundër një islamizimi të Perëndimit. Lajmin e ka dhënë të dielën SonntagsZeitung, duke saktësuar se burimi i informacionit është Facebook.

Manifestimi i parë është parashikuar të mbahet këtë javë, të premten, në të njëjtën mënyrë që është bërë muajt e shkuar në Dresden. Për momentin mbetet sekret vendi ku parashikohet të organizohet veprimtaria. Gjithsesi, sipas ekspertëve që kanë folur me gazetën lëvizja në Zvicër "nuk do të ketë shans për sukses", duke pasur parasysh se demonstrimet nuk do të vazhdojnë gjatë si në Dresden.

E nëse në nivel zviceran është aktivizuar një grup në Facebook armiqësor ndaj Pegidas (no.pegida.schweiz), në Tiçino ndërkaq është krijuar një faqe në Facebook në mbështetje të "europianëve patriotë" e quajtur Pegida Ticino, dhe që të hënën (sot) në mëngjes kishte 928 "më pëlqen"./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.