VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SSM - SINDIKATA E GAZETARËVE ZVICERANË ORGANIZON VEPRIMTARI PËRUJTIMORE NË JAVORIN E PARË TË MASAKRËS SË CHARLIE HEBDO:NJË JAVË MË VONË NE JEMI MË TEPËR CHARLIE SE KURRË

E Martë, 01.13.2015, 07:28pm (GMT1)



Voal-online.ch - Gazetarët dhe gazetaret zvicerane, në shkallë degësh të Sindikatës Zvicerane të Gazetarëve të Mediave, organizojnë të mërkurën (nesër) më 14 Janar 2015 në orën 11:30 në qytete të ndryshme të Zvicrës, takime përkujtimore. Në javorin e parë të atentatit ndaj revistës satirike Charlie Hebdo ata duan të kujtojnë rëndësinë e lirisë së shtypit dhe lirinë e shprehjes së mendimit në shoqëritë demokratike.

Veprimtaria përkujtimore në Bernë fillon në orën 11:30 në Waisenhausplatz.

Veprimtari të tjera zhvillohen në Lozanë (Place de l'Europe, 11:30) dhe Sion (Place de la Planta, 11:20).

Në disa redaksi do të mbahet një minutë heshtje në këtë kohë.

SSM, Sindikata e Mediave Zvicerane, i fton të gjithë gazetarët të mblidhemi e të përkujtojmë së bashku
"Charlin dhe të gjithë Charlët e kësaj bote".

Ne mbështemi dhe ju llogarisim edhe ju këtë të mërkurë.

Schweizer Syndikat Medienschaffender SSM
Impressum - le journalistes suisse
Syndicom - syndicat des médias e de da communication
Reporters sans frontière
PEC


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.