VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA JEP LEJET E PARA TË PËRDORIMIT TË DRONËVE NË PUBLIK

E Mërkurë, 01.14.2015, 11:04am (GMT1)



Voal-online.ch - BERNË - Zyra Federale e Aviacionit Civil ka dhënë dymbëdhjetë leje për të mundësuar përdorimin e dronëve në tubimet e njerëzve. Dhënia e lejeve ishte ndaluar prej 1 gushtit të vitit të kaluar, me  qëllim që të miratoheshin rregulla të reja.

Në njoftimin e saj kjo zyrë ka nënvizuar se "deri sot u hodhën poshtë rreth njëzet kërkesa për përdorim komercial të këtyre mjeteve".

Rregullorja e re u përshtat për arsye sigurie, me qëllim që të displinohet përdorimi i fluturakëve, sepse gjatë fluturimit mund të shkaktojnë të plagosur, madje edhe të vdekur.

Me këtë çështje merret edhe Njësia Federale e Mbrojtjes së të Dhënave dhe të Transparencës, nisur nga fakti që njerëzit të cilët i pilotojnë dronët harrojnë se po kryejnë një shkelje të ligjit kur "hyjnë në zonë ku nuk iu lejohet", apo bëjnë veprime të tilla pa dashur të dinë se po ndërhyjnë në sferën private të njerëzve.ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.