VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOMMARUGA - ZVICRA KA DETYRIME NDAJ BOTËS
Është vend i privilegjuar dhe, prandaj, ka përgjegjësi dhe detyra

E Enjte, 01.15.2015, 08:07am (GMT1)


Voal-online.ch - Situata e privilegjuar të cilën e gëzon Zvicra nuk e autorizon të vetëkënaqet, por, në të kundërt, duhet ta bëjë të përgjegjshme nda botës. Ky është në thelb toni i fjalës së Simonetta Sommarugas, duke iu referuar akteve terroriste që e kanë tronditur Francën, në takimin e saj me trupin diplomatik në këtë fillimviti.

Presidentja e Konfederatës pastaj është marrë me përparësitë e demokracisë së drejtpërdrejtë. Nuk ka munguar as theksi ndaj marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe sidomos lidhur me temën e të huajve dhe të emigracionit. "Këshilli Federale - ka thënë ajo - synon të bëjë realitet mandatin kushtetues të dalë nga votimi popullor para një viti dhe, njëkohësisht, të respektojë marrëveshjet e firmosura me Brukselin." ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.