DREJTORI I BANKËS KOMBËTARE ZVICERANE - JA ARSYET E HEQJES SË PRAGUT NË SHKËMBIMIN MES FRANGUT DHE EUROS 'Situata do të korrigjohet vetvetiu," ka thënë Thomas Jordan
E Enjte, 01.15.2015, 03:34pm (GMT+1)
Voal-online.ch - ZYRIH - "Euroja është dobësuar kundrejt dollarit, çka ka sjellë zhvlerësimin e frangut. Në këtë situatë nuk ishte e arsyeshm më të mbanim pragun minimal të shkëmbimit." Kështu e shpjegon vendimin për të shfuqizuar pragun minimal të shkëmbimit frang-euro drejtori i Bankës Kombëtares Zvicerane (SNB) Thomas Jordan, të enjten gjatë një konference shtypi në Zyrih. Kohët e fundit, ka thënë ai, mospajtimet mes politikave monetare mes valutave më të mëdha janë rritur në mënyrë domethënëse dhe duket se do të vazhdojë kështu.
Jordan ka saktësuar edhe se pragu minimal u vendos në një periudhë të paqartësisë së tregjeve financiare. "Ka qenë një mase e jashtëzakonshme dhe e përkohshme për ta mbrojtur ekonominë, e cila ia ka arritur të përshtatet me situatën e reja."
Kreu i BNS ka thënë se "situata do të ndreqet vetvetiu", ngaqë, shpjegon ai, frangu qartësisht është i mbivlerësuar aktualisht. rsi
www.voal-online.ch
|