LAGARDE - NUK ISHA E INFORMUAR PËR VENDIMIN QË DO TË MERRTE BANKA KOMBËTARE ZVICERANE
E Premte, 01.16.2015, 11:55am (GMT+1)
Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar prej vitit 201
Voal-online.ch - Veprimi i Bankës Kombëtare Zvicerane "nuk më shqetëson, por më ka zënë në befasi". Kështu ka pohuar numri një e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, duke mos pranuar të japë një gjykim më të qartë ndaj vendimit për ta stakuar frangun zviceran nga euroja "kur kishim folur drejtpërdrejt me drejtuesit e bankës".
"Kam mbetur e befasuar që nuk jam njoftuar më parë." Lagarde ka bërë thirrje për një komunikim më të madh dhe për harmoni mes bankave kombëtare.
Shpresoj, ka pohuar më tej drejtoresha e FMN-së, se ky vendim është diskutuar me guverantorë të tjerë të bankave kombëtare, para se ai të ndodhte. ATS
www.voal-online.ch
|