VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BIE EURO - DYFISHOHET SOT SHOPPINGU I BAZELASVE NË GJERMANI

E Shtunë, 01.17.2015, 10:42am (GMT1)


Voal-online.ch - Transportet publike bazelase kanë vendosur ta dyfishojnë numrin e tramave për në Gjermani. Për shkak të rënies së taksës së shkëmbimit euro-frang para shikohet që sot, e shtunë, shitoret përtej kufirit të jenë nën mësymje.

Të shtunën pasdite tramat e linjës 8, e cila nga 12 dhjetori e ka zgjatur shërbimin deri në Weil am Rhein, do të udhëtojnë për në Gjermani në çdo 7 minuta e gjysmë. Stacioni i parë matanë kufirit ndodhet pranë një qendre të madhe tregtare.

Segmenti i ri (2,6 kilometra, nga të cilët 1,6 në territorin gjerman) për ta bërë ndërkufitare linjën përkatëse ka kushtuar 104 milionë franga, prej të cilëve 82 nga Zvicra (Konfederata, kantoni dhe ndërmarrja e transportit) e 22 nga Gjermania. Pasagjerët duhet të respektojnë të gjitha normat doganali (në trama udhëtojnë rojat kufitare).

Së shpejti një linjë tjetër trami do ta përshkojë kufirin - kësaj here kufirin me Francën: në vitin 2017 linja 3 e Bazelit do të zgjatet 3,1 kilometra deri në stacionin e Saint-Louis./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.