VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MoveHub - ZVICRA ËSHTË VENDI MË I SHTRENJTË PËR TË JETUAR

E Hënë, 01.19.2015, 03:33pm (GMT1)



"MoveHub" ka realizuar një analizë të standardit jetësor në disa vende dhe qytete të botës, duke publikuar një hartë që përshkruan shtetet që janë më të lira dhe ato më të shtrenjta për të jetuar. Në analizën e tyre ata kanë përdorur të dhënat e mbledhura nga "Numbeo".

Sipas të dhënave të tyre, pesë shtetet më të shtrenjta për të jetuar janë Zvicra, Norvegjia, Venezuela, Islanda dhe Danimarka. Në anën tjetër, në krye të listës, si vende më të lira, janë India, Nepali, Pakistani, Tunizia, Algjeria dhe Maqedonia.

Vendi më i shtrenjtë në rajonin e Ballkanit është Kroacia, e cila figuron në pozicionin e 69-të. Në krijimin e listës janë marrë parasysh çmimet e qirasë, restoranteve, si dhe fuqia blerëse.



www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.