VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"Ata që më kanë përzënë, do të më gjejnë prapë në rrugën e tyre"
E Mërkurë, 01.13.2010, 11:31am (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online -Christoph Blocher (Kristof Bloher ) nuk e përjashton të rihyjë në lojën politike, duke u kandiduar për zgjedhjet federale të vitit 2011.

 

 

Seksioni i Zyrihut i SVP i ka kërkuar në fakt  Christoph Blocher-it zyrtarisht që ta përfaqësojë për Këshillin Nacional.

 

 

Këtë e ka bërë të ditur vetë Blocher duke folur për gazetat në frëngjisht 24 heures e Tribune de Genève, duke shtuar se do ta marrë vendimin përkatës vetëm aty nga pranvera e vitit 2011.


"Sa i takon Këshillit Federal, është e qartë se Parlamenti nuk më dëshiron më," ka theksuar ai.

 

 

"Parapëlqej, pra, t'i nënshtrohem vullnetit popullor. Ata që më kanë përzënë do të më gjejnë përsëri në rrugën e tyre," premton ish Këshilltari Federal.

 

 

Për zgjedhjet e vitit 2011, objektivi i SVP është të kapërcejë 30% të parapëlqimeve dhe të rimarrë karriken e dytë në Qeveri. Kështu ka shtuar më tej Blocher.

(http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.