VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bora paralizon aeroportin e Gjenevës
E Mërkurë, 01.13.2010, 01:46pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Sot në mëngjes në orën 5:00 aeroporti ndërkombëtar i Gjenevës qe mbyllur për qarkullim nga shkaku i borës së rënë gjatë natës.

 

Situata është kthyer disi në normalitet vetëm në orët e vona të paraditës.

 

Sipas zëdhënësit të shkallës Bertrand Stämpfli avionët e mëdhenj kanë kaluar në Zyrih.

 

Shkalla e Gjenevës qe mbyllur për gjashtë orë edhe ditën e dielë.

Çrregullime edhe në Bazel

Edhe pista për zbritje (aterrime) në aerportin e Bazel-Myluz ka mbetur e mbyllur sot në mëngjes për më shumë se dy orë, nga 7:15 deri në 9:40, për shkak të borës.

 

Njëmbëdhjetë fluturime janë anuluar, dy prej tyre i janë kaluar Zyrihut, ka deklaruar një zëdhënëse e EuroAirport, siüas së cilës gjashtë lidhje të tjera janë pezulluar për shkak të një greve në Francë. (http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.